Humbja e vajzës së tyre ua theu zemrën që të dyve dhe mbarë opinionit shqiptarë, shkruan Kosovarja.
Ngushëllime të shumta u adresuan tek dy prindërit, Çun dhe Fatime Lajçi, për të cilët dje ishte ditë e zezë.
Bubulina ishte po ashtu aktore dhe ishte tejet e lidhur me prindërit e saj, gjë që e tregojnë edhe imazhet që kanë shpërndarë, sidomos babai i saj, i cili edhe e mbanë në faqen e tij, të veshur me veshën e Rugovës.
Ndërkaq nëna e saj, dje me të marrë vesh lajmin e hidhur, kishte shkruar “Lamtumirë engjëlli im” . Eh, askush më vështirë se prindërit s’e ndjenë dhimbjen…