Këngëtarja Fjolla Morina ka postuar disa fotografi nga festa e vajzës së saj për ditëlindjen e katërt.
Nëna Fjolla ka shkruar disa fjalë prekëse duke kujtuar momentin kur e kishte marr në krah për herë ta për vajzën Alayah.
“Vajza ime e bukur, urime ditëlindjen! Dita që ti u linde do të jetë më e paharrueshmja në jetën time. Asnjëherë nuk do ta harrojë çastin që të mora në krahë për herë të parë. Të dua shumë! Jam nëna më e lumtur në botë që kam një engjëll si ti. Ti je thesari im. Urime ditëlindjen dashuria ime”, është urimi i Fjollës për të bijën.
Fjolla gjithashtu ka shpërndarë me ndjekësit e saj edhe pamjet nga festa dhe atmosfera që ka mbretëruar me familjarëve, miqve e kolegëve. /Gazeta Shneta/