Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet drejtori i Klinikës për të cilin Policia tha se është kërcënuar nga një person

Lajme 09/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, ka demantuar lajmin se është kërcënuar, siç u raportua sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kutllovci në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se në polici kishte raportuar për një rast të komenteve të këqija në rrjetet sociale drejtuar atij, nga një person tjetër.

Tutje, ai shtoi se shkrimet e këqija nuk kanë të bëjnë as me punën që e bën si drejtor i Klinikës së Psikiatrisë.

“Nuk kam qenë i kërcënuar. Kam raportuar një rast të shkrimeve të këqija të rrjeteve sociale për mu. Nuk kam qenë i kërcënuar dhe nuk ka të bëjë me kërcënim, sidomos jo për punën e psikiatrisë, Rastet që i trajtojmë ne, janë raste psikiatrike dhe gjithsesi që mund të ketë komente të ndryshme për ne, kështu që në fund ka qenë raportim i shkrimeve por jo kërcënim”, ka thënë Kutllovci.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se një udhëheqës pranë klinikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar, shpifur dhe kërcënuar nga një person tjetër.

“Ankuesi mashkull kosovar udhëheqës pranë klinikës në QKUK, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar, shpifur dhe kërcënuar nga një i dyshuar mashkull. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Artikulli paraprakKurti në takim me ministrin dhe Bordin e SHSKUK-së: Zotohet se do të angazhohet personalisht për shëndetësinë
Artikulli i rradhës Kurti përsëriti sot idenë e ndarjes në mes të publikut dhe sektorit privat në shëndetësi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.