Nga sot e tutje Federata e Sindikatave të Shëndetësisë do të udhëhiqet nga Tevide Imeri shkruan Gazeta Shneta.
Duke e cilësuar pozitën e re më shumë si përgjegjësi se sa privilegj Tevide Imeri, thotë se transparencën do të ngrisë në kulm, pasi që për çdo takim që do ta mbajë nuk do të fsheh asgjë, siç thotë ajo, do të transmetohet secila fjalë dhe nuk do të mbahen sekrete siç ka ndodhur me udhëheqësin e kaluar.
“Nuk e kam marrë si privilegj e kam marrë si përgjegjësi. Në fjalën time falënderuese e thash që kam emocione, jo për shkak të përzgjedhjes por për shkak të përgjegjësisë, barrës që e kam marrë mbi supet e mija, por shpresoj shumë që nuk do t’i zhgënjej anëtarësinë dhe transparencën do ta ngrisë në kulm. Për çdo takim nuk do të fshehet asnjë gjë do të jemi të hapur, dhe do të transmetojmë çdo fjalë që flitet në tavolinë jo siç ka ndodhur me udhëheqësin e kaluar kur tre apo katër persona kanë qenë të informuar pjesa tjetër ka qenë absolutisht e painformuar”, tha ajo në një intervistë për Gazetën Shneta.
Ajo kërkon nga të gjithë punëtorët shëndetësorë në vend që të bashkohen në një ombrellë dhe hirë të kauzës në mënyrë që të përmirësohen kushtet në sektorin shëndetësore në vend.
Kryetarja e ferderatës, shprehet se do t’i çojë përpara proceset të cilat kanë mbetur në gjysmë, duke potencuar Ligjin për Paga dhe Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.
“Unë do t’i bëjë thirrje që të bashkohen të gjithë në një ombrellë mos të bashkohen për hatrin e emrit time por për kauzën që na rrethon dhe kauza ime e vetme është që të përmirësojmë kushtet e punëtorëve shëndetësorë të çojmë përpara shumë procese që kanë mbetur në gjysmë siç janë Ligji i Pagave, Ligji për Sigurime Shëndetësore dhe shumë probleme tjera. Shpresoj që shumë sindikatat të cilat kanë dalur nga ombrella për shkak të pakënaqësive të udhëheqësisë së kaluar, ju bëjë thirrje, që të bashkohemi sepse jemi më të fuqishëm kur jemi bashkë përballë çdo qeverie ose çdo sfide“, nënvizon ajo.
Duke folur më tutje për planet e saj në përmirësimin e kushteve të mantelbardhëve, Imeri, sqaron se kërkesat e tyre do të bëhen konformë anës ekonomike e sociale të shtetit, por në rast se kërkesat e tyre nuk do të përfillen nga krerët e shtetit ajo thotë se do të përdoret edhe mjeti fundit, greva, përderisa thekson se nuk e preferon një gjë të tillë pasi që pas çdo greve, ajo thotë, se nuk dëshiron të dalë duar thatë, duke kujtuar se si një gjë e tillë ka ndodhur nga ish kryetari i federatës, Blerim Syla.
“Ne e kemi një djalog social i cili ka kohë që nuk funksionon arsyet i dim, për shkak të përplasjeve, pse jemi sindikatë nuk jemi për të shkatërruar shtetin në asnjë mënyrë, dialogun social e kemi mjetin e parë të cilin do ta shtjerrim në anën tjetër kërkesat tona do të jenë të arsyeshme karshi anës ekonomike e sociale në vendin tone, por nëse hasim në vesh të shurdhër e kemi grevën si mjet po shpresoj shumë që nuk do të vij ajo ditë ta përdori hiç grevën. Unë kam dëshirë që kur të hy në grevë të marrë diçka nuk do të hy dhe të dal duarthatë ashtu siç ka ndodhur disa herë nga ish kryetari i federates, ka hy në garë ndoshta ka pasur qëllime të tjera dhe unë nuk i kam ditur ato. Unë nuk do të nxitem nga asnjë parti politike nga asnjë opozitë ne e kemi programin tonë statutet tona dhe do t’i përgjigjem vetëm anëtarësisë së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë. Mendoj që nuk do të na vij puna për grevë besoj edhe qeverisja do ta marrë si prioritet shëndetësinë që nuk e ka pasur deri sot”, u shpreh kryetarja.
Procesi i përzgjedhjes së udhëheqësit të federatës u përcollë me disa pakënaqësi e tollovi, por për të cilët Imeri thotë se personat të cilët kanë ankesa mund të adresohen tek inspektorati i punës dhe gjykatat, përderisa thekson se, sipas saj, çdo gjë ka shkuar në mënyrën e duhur.
“Unë konsideroj se çdo gjë ka qenë në rregull. Kuorumin e kemi pas gjithçka ka qenë e verifikuar ka qene dhe dy media të pranishmë. Konsideroj që gjithçka ka shkuar në rregull, pala tjetër është e kënaqur apo jo është inspektorati i punës edhe gjykata janë të hapura le të shkojnë të bëjën ankesa le ta kërkojnë nëse ka shkelje, unë konsideroj që ka qenë një kongresë shumë i rregullt shumë i mbarë meqënse kish kuorum nuk besoj që ka diçka që të kontestohet”, vlerëson Imeri.
Imeri ka qenë zyrtare juridike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. /Gazeta Shneta/