Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë bërë 619 testime, të dyshuara për coronavirus, prej tyre 29 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk raportohet për të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit përderisa thuhet se tre qytetarë janë shëruar. Numri i të shëruarve nga coronavirusi është mbi 224 mijë.
Gjithashtu nga njoftimi bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë dhënë 157 doza të vaksinave anti-COVID.
Për më tepër se një vit në Kosovë janë administruar mbi 1,8 milionë doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Sipas raportit të ministrisë, me dozën e dytë janë vaksinuar 821 mijë qytetarë, përderisa mbi 100 mijë prej tyre janë vaksinuar me dozën e tretë dhe dozën përforcuese.
Aktualisht në nivel vendi janë 441 raste aktive me SARS-CoV-2. /Gazeta Shneta/




