Shumë njerëz ishin për vizitë në familjen Mahmuti në fshatin Bregu i Zi në Lipjan, arsye për këtë është vrasja e vogëlushit 7 vjeçar në Bazel të Zvicrës.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesditën e ditës së djeshme, kur djaloshi po kthehej nga shkolla, ai ishte goditur nga një grua e moshuar zvicërane. Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin në vend, sidomos familjen e të ndjerit në Kosovë.
Ndërsa xhaxhai i viktimës ka thënë që nga informatat që ai ka, gruaja e moshuar kishte marrë thikën nga një mishtore ku ka kryer krimin ndaj djalit 7 vjeçar me prejardhje nga Kosova i cili nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Edhe liderët shtetëror kanë shprehur ngushëllime familjes në lidhje me rastin. ‘Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mërgimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të’, është shprehur presidenti, Hashim Thaçi.
Derisa kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda./RTK/
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/777259042656798/?t=74