Osman Hajdari e ka filluar punën sot si zëvendësues i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Hajdari u emërua në këtë pozitë nga drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi, pas miratimit të Statutit të ri të këtij institucioni, shkruan Gazeta Shneta.
Hajdari ka thënë se është emëruar në këtë pozitë për shkak të rezultateve të punës së tij.
“Dita e parë e punës në pozitën e UD të Drejtorit të QKUK-së. Besim i dhënë mbi bazën e rezultateve të punës me përkushtim; besim i cili për mua është motiv i lartë për një përgjegjësi të madhe siç është QKUK-ja, për të cilën do të bëj më të mirën për t’i çuar proceset përpara”, ka shkruar Hajdari në Facebook.
Hajdari është drejtor i Administratës në Spitalin e Prizrenit. Ai më parë ka qenë edhe drejtor në Komunën e Prizrenit, kur ajo udhëhiqej nga Lëvizja Vetëvendosje. Hajdari ka qenë edhe kandidat për asamble nga kjo parti. /Gazeta Shneta/