Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FM kërkon nga SHSKUK të merret me punët e veta, konfirmojnë se Zejnullahu-Raçi është në pritje për t’u avancuar

Lajme 04/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fakulteti i Mjekësisë në një kundërpërgjigje ka kërkuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar që të merren me punët e veta, teksa kanë konfirmuar se ud. drejtoresha Pranvera Zejnullahu-Raçi është një nga asistentet në pritje për t’u avancuar

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka dal sot me një reagim të çuditshëm ndaj Fakultetit të Mjekësisë, pasi ky i fundit publikoi orarin e mësimit. SHSKUK në këtë reagim ka thënë se FM nuk e ka respektuar rregulloren e re të miratuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, shkruan Gazeta Shneta.

Për këtë reagim të SHSKUK-së, është kundërpërgjigjur Fakulteti i Mjekësisë. Në një përgjigje për Gazetën, nga menaxhmenti i FM-së kanë kërkuar nga SHSKUK që të merret me punët e veta.

“Pasi që Fakulteti i Mjekësisë (FM) dhe SHSKUK-ja kanë menaxhmente të ndara dhe vëllimi i punëve në këto dy institucione është i madh, më e rrugës do të ishte që secili menaxhment të fokusohet në punët e veta”, thuhet në përgjigje.

Nga FM kanë thënë se rregullorja e ndryshuar nga Këshilli Drejtues është bërë pa konsultime nga Fakultetit i Mjekësisë.

“Përbërja e vjetër e Këshillit drejtues të UPHP-së në ditët e fundit të mandatit të vet pa konsultimin paraprak me Fakultetin e Mjekësisë ka bërë plotësim-ndryshim të Rregullores me nr. prot. 2-543, datë 22.10.2021, për të ardhurat personale të personelit akademik, shtesat sipas funksioneve dhe kompensimet tjera në Universitetin e Prishtinës. Për këtë arsye Menaxhmenti i FM-së ka bërë reagim zyrtar në Këshillin drejtues të UPHP-së lidhur me këtë çështje”, kanë thënë nga FM.

Ata kanë konfirmuar poashtu se ud. drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi është një nga asistentet në pritje për t’u avancuar sipas rregulloreve në fuqi.

“Është një numër i asistentëve të rregullt të cilët e kanë të përfunduar doktoratën dhe presin që në konkurset e radhës bazuar në Statutin e UP-së dhe rregulloret në fuqi të avancohen. Po, U.d. drejtoresha e SHSKUK-se Pranvera Zejnullahu-Raci është në mesin e asistentëve që presin të avancohen në konkurset e radhes konform Statutit të UP-së dhe rregulloreve në fuqi”, kanë deklaruar FM në përgjigjet për Gazetën Shneta.

SHSKUK në reagimin e publikuar sot është arsyetuar se klinikat e QKUK-së rrezikojnë të shuhen pasi nuk ka profesorë.

“Rikujtojmë që sipas statutit të QKUK, neni 12, klinikat nuk mund të themelohen pa pasur profesorë. Në situatën e rëndë të krijuar në vitet e fundit, shumë prej klinikave të QKUK rrezikojnë funksionimin për shkak të mungesës të profesorëve”, kanë deklaruar nga SHSKUK.

Në fakt Neni 12 i Statutit aktual të QKUK-së thotë pak më ndryshe sesa në reagimin e SHSKUK-së. “Për t’u themeluar një klinikë e QKUK është e domosdoshme që në përbërjen e saj të jenë të punësuar së paku tre (3) specialistë të licencuar të lëmisë përkatëse prej të cilëve së paku dy (2) profesor dhe dy (2) doktor ose magjistër të shkencave mjekësore”, thuhet në pikën 2. të Nenit 12 të statutit të QKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMungesa e anesteziologëve në QKUK – Listat e pritjeve për operacione deri në tri vjet
Artikulli i rradhës MSh nuk ndan subvencione për specializantët nga Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi   

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.