Mbajtja e dritareve të hapura apo përdorimi i kondicionerit në një ambient ku ndodhen shumë persona, si në klasë, është një mënyrë e mirë për të zvogëluar shanset e përhapjes së covid-19, thotë studimi i fundit.
Studimi në Physics of Fluids shqyrtoi përhapjen e aerosolit dhe pikave në një klasë më ajër të kondicionuar tregon Healthline, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Kur dritaret janë të mbyllura, kondicionimi i ajrit largon 50% të grimcave, ndërsa kur dritaret janë të hapura, afro 70% e grimcave largon përmes këtyre dy formave.
Grimcat e aerosolit të frymëmarrjes i nënshtrohen dy forcave kryesore: tërheqjes për shkak të rrjedhës së ajrit dhe forcës gravitacionale, ka thënë Khaled Talaat, studiues.
Në qoftë se rrjedhja e ajrit është e mirë, atëherë grimcat e aerosolizuara që mund të përmbajnë virsuin mund të lëvizin shpejt, u shpreh Amira Roess, PhD.
“Kjo ndihmon që çdo material që rrit shanset e infektimit të mos qëndrojë në ajër dhe të paraqes rrezik për infektimin e personave të tjerë”, tha Roess./GazetaShneta/