Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Formula që ua llogaritë se sa të gjatë do ta keni fëmijën

Jetë 10/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kjo formulë e thjeshtë, e përdorur nga shumica e mjekëve pediatër, mund të sigurojë një vlerësim për rritjen e fëmijëve. Edhe pse nuk është një llogaritje e saktë, ju mund të keni një diferencë të gabimit prej rreth pesë centimetrave.

Është e nevojshme ta keni parasysh se gjatësia e saktë e fëmijës varet nga shumë faktorë të tjerë, qofshin ata gjenetik apo të jashtëm, siç mund të jenë zakonet e përditshme, gjendja e përgjithshme shëndetësore, metabolizmi, të ushqyerit, aktivitetet sportive, dhe mjedisi.

Sidoqoftë, kjo metodë e thjeshtë ju ndihmon të keni një “parashikim” të përafërt se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj, transmeton Klan Kosova.

Çfarë ju nevojitet? Vetëm këto të dhëna: gjatësia e babait, gjatësia e nënës, dhe gjinia e fëmijës.

Si të llogaritni gjatësinë e fëmijës, nëse është djalë? Gjatësia e babait (në cm) + gjatësia e nënës (në cm) / 2 + 6.5 cm

Shembull: Nëse gjatësia e babait është 182 cm dhe gjatësia e nënës është 160 cm, gjatësia e fëmijës kalkulohet kështu:

182+ 160 = 342; 342/2 = 171 cm; 171+6.5 = 177.5 cm

Gjatësia e parashikuar e fëmiut të gjinisë mashkullore është 177,5 cm , me mundësi gabimi për 5 cm më shumë ose më pak.

Si të llogaritni gjatësinë e fëmijës, nëse është vajzë? Gjatësia e babait (në cm) + gjatësia e nënës (në cm) / 2 – 6.5 cm

Shembull: Nëse gjatësia e babait është 182 cm dhe gjatësia e nënës është 160 cm:

182+ 160 = 342; 342/2 = 171 cm; 171-6.5 = 164.5 cm;

Gjatësia e parashikuar e fëmiut të gjinisë fëmërore është 164.5 cm , me mundësi gabimi për 5 cm më shumë ose më pak.

Artikulli paraprakTrajtimi i gogësimes tek bebet
Artikulli i rradhës Ja pse nuk duhet t’i stresoni nënat shtatzëna

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.