“Jeta është më e fortë se gjithçka!” mesazhi i përcjellur përmes foshnjës së porsalindur nga Spitali Niguarda në Milano ndërsa ndan fotografinë.
Me fjalët “Andra tutto bene” ose “Gjithçka do të jetë në rregull” të shkruar tek një foshnjë e porsalindur kur ajo ishte në gjumë- ky mesazh në Itali është bërë një simbol i shpresës në vendin më të goditur nga pandemia koronavirus pas Kinës shkruan RepublicWorld.
Përmes kësaj foto, stafi shëndetësor nga spitali, e përshkroi atë si provë që jeta nuk ndalet në periudha të vështira transmeton Gazeta Shneta.
“Jeta është më e fortë se gjithçka!”
“Mirë se vini të gjitha foshnjat që keni lindur gjatë këtyre ditëve të vështira … Ju jeni dëshmi se jeta nuk ndalet!” – u shprehën kështu stafi punues.
Fotografia shoqëruese tregon foshnjën në krevatin e saj në spital, përgjatë kohës së gjumit të ilustruar me një ylber dhe fjalët “Andra tutto bene”. /Gazeta Shneta/