Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foshnja e “mrekullisë”, lindi 360 gram por fitoi betejën për jetën

Jetë 24/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëna e një fëmije që kishte përmasat e një topi tenisi kur erdhi në jetë, ka folur për mundësitë e pakta që kishte vajza e saj 18 javëshe për të mbijetuar.

Foshnja Poppy Wicks ishte vetëm 360 gram kur lindi dhe nëse do t’i mblidheshin duart dhe këmbët do të përshtatej lehtë në pëllëmbën e dorës.

Prindërit e saj, të dy 31 vjeç përgatitën veten për më të keqen kur Poppy lindi në 9 mars, vetëm 1 javë pas afatit të abortit dhe 15 javë para lindjes normale.

Madje Hannah Wicks, nga Bristol, bleu një lepur të vogël lodër në mënyrë që foshnja e saj e vogël të mos qëndronte e vetmuar në arkivol.

Tani Poppy është 4 muajshe dhe peshon 2 kilogram, ndërkohë që pesha mesatare për një të sapolindur është 3.4 kilogramë. Ajo është kthyer në shtëpi por ka ende nevojë për ndihmën e oksigjenit.

“Poppy është vërtetë fëmija mrekulli. Ajo ka luftuar kundër të gjitha shanseve për të mbijetuar dhe ia ka dalë mbanë. Ne kurrë nuk hoqëm dorë së shpresuari, por gjithmonë kemi qenë të përgatitur për më të keqen, që ajo nuk do t’ia dilte”, u shpreh nëna e vogëlushes.

Nënës iu dha lajmi pikëllues që foshnja e saj ishte e pamundur të jetonte pasi ishte vetëm 18 javëshe. Poppy vuante nga kufizimi i rritjes së fetusit që do të thotë që gjaku nuk arrinte në venat e saj.

Kur mjekët e spitalit Southmead në Bristol çuan Hannah në një dhomë ajo pa kutitë e kartopicetave dhe e mori me mend se do t’i jepej një lajm i tmerrshëm.

Por falë foshnjës që nuk pranoi të ndalte luftën dhe punës e kujdesit të stafit të spitalit, tre javë më vonë në ditën e nënës Hannah më në fund mundi të mbante në krahë vajzën e saj të dashur./noa.al

651301-bjxuq2xglw

Artikulli paraprakMbani shalqirin në frigorifer? As nuk ju shkon në mendje çfarë gabimi po bëni
Artikulli i rradhës Aktorja e njohur rrëfen tmerrin: Nëna vrau babanë përpara syve të mi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.