Shumë prej nënave pohojnë se foshnjat e tyre preferojnë të pijnë ujë në momentin kur të lahen.
Altmann rekomandon dekurajimin e kësaj sjelljeje, por thotë se nuk duhet të jeni shumë i shqetësuar për të.
“Unë kurrë nuk kam parë një fëmijë që të sëmuret nga pirja e ujit në banjo edhe pse fëmijët lëvizin në vaskë gjatë gjithë kohës”, thotë ajo, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Pirja e ujit me sapun mund të shkaktojë një dhimbje barku dhe nëse fëmija juaj piu mjaft prej atij uji, mund t’i thoni të ndalojë këtë.
Por kjo është shumë e vështirë pasi që shumica e fëmijëve e pështyjnë ujin nëse ka atë shije të papërshtatshme me sapun. Dhe sasia e sapunit që fëmija juaj në të vërtetë do të gëlltisë është shumë i vogël duke marrë parasysh sa uji është holluar në një vaskë tipike.
Edhe nëse kohët e fundit keni pastruar vaskën me zbardhues ose një pastrues tjetër, uji i saj nuk përbën kërcënim.
“Sasia [e kimikateve] që përdoret për të pastruar një vaskë e cila zakonisht shpërlahet mirë më pas dhe më pas mbushet me ujë është më pak i fuqishëm se sa në pishinën e ujit, kështu që disa gllënjka nuk do të shkaktojnë dëm”, thotë Altmann.
Ofroni ujë të filtruar ose të ftohtë nga lavamani dhe lëreni fëmijën tuaj të praktikojë duke pirë nga diçka e pathyeshme. /Gazeta Shneta/