Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foshnjat e lindura para kohe, si mbijetojnë dhe si duhet kujdesuar për to

Jetë 24/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Foshnjat e lindura para javës së 37 të shtatzanisë konsiderohen si foshnja të parakohshme, gjegjësisht foshnja të lindura parakohe. Konsiderohet që java e 24 e shtatzanisë është koha më e hershme kur foshnja është mjaft e zhvilluar që të mund të mbijetojë, por me ndihmën e mjekëve në mënyrë intenzive. Foshnjat e lindura para javës së 24 të shtatzanisë në shumicën e rasteve nuk janë të zhvilluara mjaftueshëm që të mbijetojnë.

Sa është e rrezikshme që të lind foshnja para terminit?
Foshnjat e parakohshme janë zakonisht të vogla dhe të zhvilluara pamjaftueshëm, me peshë trupore më të vogël se 2.500 gramë. Foshnjat ekstremisht të pazhvilluara janë ato, të lindura para javës së 28 të shtatzanisë, dhe janë posaçërisht shumë të ndjeshme.

Organet e tyre janë të pazhvilluara që të funksionojnë mirë jashtë barkut të nënës. Për këtë lindjet e parakohshme, në raste të caktuara ,janë të rrezikuara që foshnja mund të ketë disa probleme shëndetsore siç janë:

• probleme me frymëmarrjen (zhvillimi i sëmundjeve kronike të mushkërive, probleme me zhvillim të mushkërive) • probleme kardiovaskulare

• verdhëza si pasojë e pazhvillueshmërisë së mëlçisë dhe organit për tretje • probleme në të ushqyer (paaftësi në kordinim të thithjes dhe gëlltitjes, jotoleranca në qumësht)

• probleme neurologjike (gjakderdhje në tru, tonus të ulët, konvulzione) • çrregullime në zhvillim të enëve të gjakut në sy • tendencë për infeksione

Si duket foshnja e lindur parakohe?
Karakteristikë themelore e foshnjes së parakohshme është pazhvillueshmëria e përgjithshme e organeve dhe sistemeve, të cilat janë të rëndësishme për jetë. Lëkura e foshnjes është e hollë dhe e mbuluar me qime, enët e gjakut janë nën lëkurë dhe janë ende të dukshme. Muskujt dhe indet yndyrore të nënlëkurës janë të zhvilluara dobët, prandaj foshnja duket “e imët dhe e hollë”. Të qarat menzi dëgjohen, ndërsa organet gjinore janë të pazhvilluara. Me kohë foshnja do të zhvillohet, do të përparojë, do të rritet dhe do të merr pamjen e foshnjes së lindur në kohë.

A duhet të hyjnë në inkubator të gjitha foshnjat e parakohshme?
Gjatë ditëve të para të jetës, foshnja e parakohshme ka sistem të pazhvilluar të rregullatorit të temperaturës trupore, prandaj pa aranzhim të temperaturës së ambientit të jashtëm nuk mund ta mbajë temperaturën normale trupore. Në inkubator më lehtë mbahet temperatura dhe lagështia e ambientit të jashtëm.

Poashtu, inkubatori paraqet një ambient të izoluar dhe në këtë mënyrë mbron foshnjen nga infeksionet e mundshme. Prandaj, inkubatori më së miri siguron mjedisin për foshnjen e parakoshshme të sëmurë dhe të pazhvilluar.

Kur mund të dalë foshnja nga inkubatori?
Inkubatorët parimisht përdoren për të arritur kushtet termoneutrale për foshnjet e lindura parakohe. Për këtë një nga kriteret e rëndësishme për daljen nga inkubatori në krevat, është aftësia e foshnjes ta ruajë temperaturën trupore. Foshnja zakonisht nxjerret nga inkubatori kur gjendja e saj klinike stabilizohet dhe kur arrin peshën trupore prej 1.700 gjer në 1.800 gramë.

Sa kohë qëndrojnë në spital foshnjat e lindura parakohe?
Foshnjat e lindura parakohe qëndrojnë në spital mvarësisht prej asaj se sa herët kanë lindur dhe në çfarë gjendje shëndetsore janë. Nëse janë të pazhvilluara me peshë trupore më të vogël, këto foshnja qëndrojnë më gjatë në spital sepse kanë nevojë për ndihmën e ekipit mjekësorë më gjatë.

Si të kujdesem për foshnjen e lindur parakohe?
Foshnja juaj e lindur parakohe ka nevojë për shumë vëmendje, kujdes dhe ngrohtësi. Për këtë vizitojeni shpesh dhe krijoni kontakt të afërm me të. Prekeni dhe flisni. Foshnja do ta mbajë në mend prekjen tuaj, dhe ngjyrën e zërit tuaj. Pas daljes nga spitali janë të nevojshme vizitat e rregullta dhe analizat në pajtim me udhëzimet e mjekut.

A mund të ushqehet normalisht foshnja e lindur parakohe?
Secila pikë e qumështit tuaj ka rëndësi të madhe për foshnjen tuaj të posalindur, sidomos kur të jetë e lindur parakohe apo e sëmurë. Meqë foshnja e parakohshme, zakonisht nuk mund të thith derisa të forcohet pak, më së miri është ta mbledhni qumështin tuaj dhe t`ia jepni foshnjes tuaj me ndihmën e sondës.

Sa duhet të përparojë gjatë muajit?
Sa do të përparojë foshnja gjatë muajit kjo mvaret nga gjendja e saj shëndetsore. Nëse e ka gjendjen stabile, gjatë kohës së qëndrimit në spital do të duhej të fitonte peshë rreth 20-30 gramë në ditë.

Kur do të mund ta arrijë rritjen dhe zhvillimin e moshatarëve të vet?
Kur do ti arrijë moshatarët e vet, foshnja e parakohshme kjo mvaret nga gjenet, mjedisi, nga ajo se mos ka ndonjë sëmundje kronike, probleme neurologjike dhe të ngjashme. Megjithatë, nëse nuk ka komplikime, moshës rritjes gjer në tre vjeç, foshnja e parakohshme do ti arrijë moshatarët e vet.

Artikulli paraprakDiellza flet për shtatzëninë e saj: Gjumi, dashuria, pritja e artë…
Artikulli i rradhës Horoskopi, 25 shkurt 2019

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.