Një lindje në ujë mund të tingëlloj si një mënyrë e butë për të mirëpritur të porsalindurin tuaj në botë. Por, tani vjen lajmi se foshnjat e lindura në këtë mënyrë mund të rrezikojnë të preken nga sëmundja e Legjionarëve, një formë serioze dhe potencialisht e rrezikshme për pneumoni.
Rastet e lajmëruara mesa duket nuk kishin lidhje dhe të dy foshnjat u rikuperuan pasi u shtruan në spital dhe u trajtuan me antibiotikë, transmeton Gazeta Shneta.
Por, për shkak se ndërsa infeksionet midis foshnjave të lindura në pishina të nxheta të lindjes janë të rralla, bakteret Legionella lulëzojnë në ujë të ngrohtë dhe mund të rriten në vende si depozitat dhe tubat e ruajtjes së ujit.
Sipas një raporti të lëshuar nga CDC, në të dy rastet në fjalë, kishte boshllëqe të mëdha në parandalimin e infeksionit. Në rastin e parë pas lindjes së foshnjës ajo kishte ankth të rëndë të frymëmarrjes me nivele të ulëta të oksigjenit në gjak.
Foshnja e dytë kishte ethe dhe temperaturë që zgjati dy ditë dhe përmes një radiografie u zbulua se infeksioni bakterial që u konfirmua ishte Legionella. /GazetaShneta/