Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foshnjat në QKUK së shpejti do të pajisen me maska fal përkrahjes së organizatës HELP

Lajme 23/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Foshnjat e posalindura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës së shpejti do të mund të pajisen me maska, gjë kjo që do të bëhet e mundur nga organizata gjermane “Help Kosovo”

Drejtoresha e kësaj Organizate, Shqipe Breznica, në një deklaratë për Radio KFOR-in, ka bërë të ditur se së fundmi se ata kanë filluar financimin e një projekti që mundëson prodhimin e maskave plastike 3D edhe për foshnje: “Kjo ide për maska me mburojë të plastikës që ne po e financojmë është e një studenti të UBT-së, Arbnor Demaj, i cili është edhe dizajner. Faktikisht, kërkesën për ndihmë e ka bërë profesori i tij, Gazmend Ejupi dhe ne si ekip vlerësuam se duhet ta financojmë. Këto maska, Arbnori, po i prodhon në shtëpinë e tij në Istog, me printerin e tij 3D. Kërkesa e Arbnorit fillimisht ishte për ndihmë për blerjen e lëndës së parë për prodhimin e maskave për ekipin mjekësor, por në takimin e stafit tonë u inspiruam edhe nga mungesa e maskave të tilla për foshnja në Kosovë, të cilat nuk ishin mbuluar fare deri më tani. Andaj, u inspiruam nga shtetet që veçse po e bëjnë një gjë të tillë. Ne si organizatë përkrahim Arbnorin, në këtë rast kompaninë e tij ‘Maro Product’ me fonde. Në momentin që do të jenë gati këto maska, ne do t’i shpërndajmë. Fillimisht kemi menduar t’ua shpërndajmë në Departamentin e Neonatologjisë në QKUK, apo edhe në Departamentin e Gjinekologjisë, apo kudo që kanë nevojë. Maska për bebe është jashtëzakonisht e lehtë, vetëm 10 gram, e cila po ashtu ka edhe sfungjerin që nuk e dëmton kokën e fëmiut.”

Tutje, drejtoresha Breznica, njoftoi se ditëve në vazhdim do të shpërndajnë pako ushqimore dhe higjienike edhe në Komunën e Graçanicës, me prioritet komunitetet pakicë, si Rom, Ashkali dhe Egjiptian, por pa përjashtuar edhe komunitetin serb. Pas Graçanicës, pako të tilla do të shpërndahen edhe në Komunën e Mitrovicës.

Artikulli paraprakPozitivitet nga Spitali Amerikan: Momenti kur lulëzon lumturia dhe shpresa për ditë më të bukura
Artikulli i rradhës Presidenti Thaçi operohet në Klinikën e Urologjisë në QKUK

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.