Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Me fotografi HD, ministri viziton pacientin që u la pa operuar në QKUK nga kirurgu Fekaj

Lajme 11/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar Hysen Ibrahimajn – 19-vjeçarin të cilin nuk pranoi ta operonte kirurgu Enver Fekaj në QKUK – në ditën e sotme.

Këtë informatë e ka konfirmuar vetë ministri përmes një postimi në Facebook, të cilës i kishte bashkangjitur edhe fotografi së bashku me familjen e pacientit të pa operuar qe 8 muaj, fotografi këto të publikuara në cilësinë e kualitetit të lartë, shkruan Gazeta Shneta.

I pari i shëndetësisë shprehi keqardhje ndaj familjes Ibrahimaj dhe premtoi se diçka e tillë nuk do të përsëritet më.

“Sot vizitova Hysenin, 19-vjeçarin nga Istogu, i cili së fundmi ka pasur një përvojë jo të mirë me mjekët në QKUK?. Hysenit dhe prindërve të tij ua shpreha keqardhjen time për atë që iu ka ndodhur dhe i sigurova ata që diçka e tillë nuk do t’iu përsëritet më.”, shkroi Ismaili në postimin e tij.

Gjithashtu, Ismaili së bashku me drejtorin e SHSKUK-së, Basri Sejdiu, i bënë ftesë Hysenit që të vijë dhe të trajtohet në institucionet publike të Kosovës.

“Bashkë me drejtorin e SHSKUK-së e ftuam Hysenin që të vijë dhe ta marrë trajtimin dinjitoz dhe profesional, siç ai dhe të gjithë qytetarët ?‍?‍?‍?e tjerë e meritojnë. ?‍?✅”, vazhdon postimi më tutje.

Hysen Ibrahimaj operimin e parë e kishte kryer në spitalin privat tek kirurgu Enver Fekaj 8 muaj më parë, me pagesën e një shume prej 2 mijë eurosh. Operimin e dytë kirurgu Fekaj ia kishte premtuar Hysenit t’ia kryente në QKUK, megjithëse nuk e mbajti premtimin.

Pas 8 muajsh, Enver Fekaj refuzoi ta operonte pacientin 19-vjeçar në këtë qendër, me pretekstin se kushtet janë të rënda, duke i bërë thirrje që të operohet në spital privat.

Babai i Hysenit kishte dërguar ankesë tek drejtori i kësaj klinike, Rifat Bajrami. Si kundër reagim i këtij veprimi, kirurgu Rifat Bajrami kishte urdhëruar që askush mos ta operonte Hysenin.

Si rezultat i kësaj, SHSKUK ditën e djeshme ndërmorri masa disiplinore ndaj kirurgut./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa pse gratë shtatzëna duhet t’i shmangen deleve
Artikulli i rradhës 29-vjeçarja e virgjër shtatzënë me fëmijën e parë, së shpejti bëhet nënë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.