Drejoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka arrestuar sot drejtorin që ushtronte pozitën e shefit të divizionit të financave dhe buxhet në AKPM. Indeksonline merr vesh se bëhet fjalë për Mendim Sojevën.
Sojeva dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për udhëtimet jashtë vendit. I dyshuari këto keqpërdorime i ka kryer gjatë vitit 2017, ndërsa dyshohet të jenë keqpërdorur një shumë parash prej 130 mijë euro.
Personi i dyshuar është dërguar me aktvendim të prokurorit në ndalim prej 48 orësh.
I njëjti dyshohet se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”.
Në një nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Sojeva shihet me Sejdë Tolaj, i cili është dërguar në Komision Disiplinor nga kryeshefi i AKPM’së, Jeton Shala, për këtë rast.