Fëmijët e lindur me prerje cezariane janë më të ndjeshëm ndaj ekzemës dhe çrregullimeve metabolike – përfshirë diabetin dhe obezitetin – se sa ata që lindin në mënyrë natyrale, tregon një studim australian.
Studimi i pothuajse gjysmë milion grave dhe fëmijëve gjithashtu gjeti se foshnjat që lindën nga nënat që kishin nxitur lindjet, kishin rrezik të lartë të verdhëzës dhe probleme me të ushqyerit, transmeton Gazeta Shneta.
Në përgjithësi, shanset e infeksioneve të frymëmarrjes, çrregullimeve metabolike dhe ekzemës ishin të larta në mesin e fëmijëve që përjetonin ndonjë formë lindjeje me intervenim, sipas studimit të publikuar në gazetën ‘Birth’ të hënën.
Kryesuesja e hulumtimit, Profesoreshë Hannah Dahlen, nga Universiteti i Mamive në perëndim të Sidni, tha se gjetjet janë shqetësuese.
Prof. Dahlen theksoi megjithatë se ky studim nuk ishte dizajnuar që t’i bëjnë gratë të ndihen fajtore, por t’i nxiin përpjekjet për modifikim rezultatesh të tilla.
Hulumtuesit analizuan të dhënat shëndetësore të 491.90 grave dhe fëmijëve në mes viteve 2000-2008./Gazeta Shneta/