Ditët e sotme shumë prej nesh e mësojnë gjininë e foshnjave para se të lindin, por fotografia virale e një nëne është duke provuar se ndonjëherë një surprizë mund të jetë aq e vlefshme (dhe se skanimet nuk janë të pagabueshme kur vjen puna për të parashikuar nëse do të keni një vajzë apo djalë).
Imazhi i fuqishëm i lindjes së tretë të Nancy Ray u kap nga fotografja Lauren Jolly dhe tregon momentin kur ajo kuptoi se ajo nuk kishte lindur vajzën që priste, por një djalë!
Fytyra e saj është një kombinim i gëzimit dhe tronditjes. Ajo pati një lindje më të shpejtë sesa kishte imagjinuar.
Fotografia tani po bëhet virale, por befasia e parë e kësaj historie ndodhi në prillin e kaluar kur Ray mori surprizën e parë të kësaj historie. Nëna e dy vajzave mori një tronditje kur mësoi se ishte shtatzënë për herë të tretë. Pastaj në qershor, pas një skanimi, Ray dhe burri i saj do të mësonin se po prisnin vajzën e tyre të tretë (ose kështu mendonin).
“15 minuta pas lindjes, shkuam për të prerë kordonin dhe unë e habitur pyeta Çfarë është?! A është djalë?”, kujton Ray në një postim të Instagram për lindjen e djalit të saj.
Dhe fotoja tregon habinë e papërshkrueshme të çiftit.