Një baba ka shpërndarë një foto prekëse të djalit të tij që e ngushëllon motrën e vogël në orët e fundit të jetës.
Babai nga ShBA-të ndau momentin intim të dy fëmijëve të tij një ditë para se vajza e tij katërvjeçare, të vdiste nga një lloj tumori i trurit më 3 qershor, transmeton Gazeta Shneta.
Vajza nga Arkansas u diagnostikua me sëmundje vdekjeprurëse në vitin 2016 dhe babai i saj kishte mbajtur familjen dhe miqtë të përditësuar me lajmet në lidhje me trajtimin e saj në faqen e Facebook, “Hope for Addy Joy – Fighting DIPG”.
Në fotografi, vajza duket sëmurë, por njëkohësisht është edhe duke kapur krahun e vëllaut gjashtëvjeçar, ndërsa ai e vendos njërën dorë mbi ballin e saj.
“Një djalë i vogël nuk duhet t’i thotë lamtumirë shoqes së tij të jetës, motrës së vogël,” shkroi ai më 2 qershor.
“Kjo nuk është mënyra se si duhet të jetë jeta në të vërtetë, por kjo është bota e thyer në të cilën jetojmë.”, përfundon ai./Gazeta Shneta/