Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Franca bën thirrje për vaksinim kundër meningjitit pas rritjes së rasteve

Lajme 18/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shëndeti Publik i Francës ka njoftuar se vaksinimi i foshnjave dhe të rinjve kundër serotipeve të caktuara të infeksionit serioz është i rëndësishëm për parandalimin e tij.

Franca po përballet me një numër “veçanërisht të lartë” të infeksioneve meningokokale këtë vit, me agjencinë shëndetësore publike të vendit që bën thirrje për vaksinimin e foshnjave, adoleshentëve dhe të rinjve për të parandaluar sëmundjen serioze dhe ndonjëherë vdekjeprurëse.

Infeksionet meningokokale shkaktohen nga bakteret dhe mund të çojnë në meningjit – një infeksion të membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore – dhe në septicemi raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ishte regjistruar një numër prej 95 rasteve të sëmundjes në janar dhe 89 rasteve në shkurt, ka njoftuar Shëndeti Publik i Francës, duke shtuar se ky numër ishte “shumë më i lartë” se ai i viteve të kaluara.

Agjencia vuri në dukje se kishte dy grupe bakteresh të meningokokut grup B, që është më i zakonshmi, mes studentëve në një universitet në Lion dhe mes një familjeje dhe studentëve në Renë.

Kampanjat e vaksinimit janë rekomanduar dhe realizuar, sidomos mes të rinjve, tha agjencia e shëndetit publik.

Infeksionet mund të lidhen me sezonin e gripit të rëndë, pasi gripi mund të rrisë rrezikun e përhapjes së meningjitit, shtoi agjencia.

Meningjiti mund të shkaktojë simptoma si ethe, dhimbje koke dhe ngurtësi të qafës, ndërsa septicemia meningokokale mund të çojë në ethe, puçrra dhe shok septik, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

ECDC tha se sëmundja ka një përparim të shpejtë dhe një normë vdekshmërie mes 8 dhe 15 për qind.

Vaksinat janë mënyra kryesore për të parandaluar infeksionin dhe antibiotikët mund të përdoren për trajtim, shtoi ECDC. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTragjedia në Koçan: Dyshimi se kanë thithur azbest, mjeku maqedonas flet për pasojat që mund të kenë të lënduarit
Artikulli i rradhës Studim: Cilat janë përfitimet dhe disavantazhet e të qenurit vegjetarian?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.