Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Franca kusht mjekëve dhe infermierëve: Vaksinohuni ose nuk ka paga në shtator

Lajme 13/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria franceze ka njoftuar se të gjithë punëtorët shëndetësorë në vend duhet të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19 deri në shtator ose rrezikojnë që të mbeten pa u paguar. Kushti vlen për mjekët, infermierët, stafin e zyrave dhe vullnetarët.

Presidenti Emmanuel Macron gjithashtu ka thënë se nga muaji i ardhshëm, pasaportat shëndetësore do të jenë të nevojshme për t’u shfaqur për të hyrë në vende si dyqane, kafene, kinema dhe trena për udhëtime të gjata.

Vaksinimi i obligueshëm do të vlejë për secilin që ka kontakt me persona të ndjeshëm dhe prandaj këtu do të futen edhe të gjithë ata që punojnë në spitale, klinika dhe shtëpi të kujdesit, pavarësisht rolit të tyre.

Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, i tha televizionit LCI se stafi shëndetësor duhet të vaksinohet deri më 15 shtator ose rrezikon që të mos paguhet, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Pas njoftimit të presidentit francez, uebfaqja që përdoret për rezervimin e termineve për vaksinim, Doctolib, ra nga sistemi, sepse shumë njerëz u munduan që ta caktonin terminin për vete.

Ndryshe, Franca së fundi po përballet me shtimin e rasteve të reja me Covid-19. Përhapja e variantit Delta ka shkaktuar rritje të numrit të pacientëve në spitale.

Artikulli paraprakDy vdekje të dyshimta në Deçan, Prokuroria dyshon se lidhen me helmimin nga uji
Artikulli i rradhës QKMF në Deçan sot rrezikon të mbetet pa barna, në Spitalin e Pejës kërkuan ndihmë 17 pacientë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.