Nga 1 korriku, pirja e duhanit ndalohet në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh në gjithë Francën. Dekreti i publikuar në Gazetën Zyrtare nuk parashikon ende gjoba, pasi Ministria e Shëndetësisë planifikon fillimisht një periudhë informimi.
Ky është ndalimi më i gjerë deri më tani dhe synon mbrojtjen e fëmijëve, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
“Duhani duhet të zhduket atje ku ka fëmijë,” tha ministrja Catherine Vautrin. Ndalohet pirja e duhanit pranë shkollave, stadiumeve, kopshteve dhe librarive. Masa të ngjashme janë marrë më parë në Suedi, Spanjë dhe Itali.
Franca ka një histori komplekse me duhanin.
Ikona të filmit si Bardot dhe Belmondo e bënë duhanin simbol sensualiteti dhe rebelimi. Por, ky imazh ka pasoja: rreth 75,000 francezë vdesin çdo vit nga sëmundjet që lidhen me duhanin.
Edhe pse përqindja e duhanpirësve ka rënë nën 25%, zakonisht më të prekurit mbeten të rinjtë dhe banorët urbanë.
Reagimet ndaj ndalimit janë të përziera – nga përkrahja e prindërve tek nostalgjia e brezit më të vjetër.
Disa e shohin si një revolucion të heshtur në një vend ku duhani ka qenë pjesë e identitetit kombëtar. /Gazeta Shneta/




