Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Francë: Ligji për vdekjen e asistuar rikthehet në parlament pas refuzimit të Senatit

Lajme 06/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas refuzimit të Senatit javën e kaluar, Komiteti për Çështjet Sociale i Asamblesë Kombëtare të Francës ka rivendosur projektligjin për vdekjen e asistuar, duke hapur rrugën për një votim plenarë më 24 shkurt.

Komiteti, përgjegjës për shqyrtimin dhe ndryshimin e ligjeve mbi shëndetësinë, sigurimet shoqërore, familjen dhe punësimin, miratoi projektligjin të mërkurën, duke ruajtur në pjesën më të madhe tekstin e miratuar nga Asambleja në maj 2025.

Presidenti Emmanuel Macron, i cili premtoi ligj për vdekjen e asistuar pas rizgjedhjes në 2022, ka theksuar rëndësinë e këtij hapi për avancimin e kujdesit paliativ dhe respektit për dinjitetin e pacientëve, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Plenari i Asamblesë nis më 16 shkurt, me votimin solemn më 24 shkurt. Nëse ligji miratohet për herë të dytë, do të kthehet në Senat; në mungesë marrëveshjeje, Asambleja ka fjalën përfundimtare.

Ligji i propozuar krijon të drejtën për vdekjen e asistuar për të rriturit me sëmundje të rënda dhe të pashërueshme në fazë të avancuar ose terminale.

Ndihma mund të jepet vetëm për pacientët që nuk janë në gjendje ta kryejnë vetë dhe vetëm nga mjekë ose infermierë të autorizuar. Pacientët duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe shtetas ose rezidentë në Francë. Një ekip mjekësor, të paktën dy mjekë dhe një infermier, duhet të konfirmojë sëmundjen e rëndë, vuajtjet e pakëndshme dhe kërkesën vullnetare për medikamente.

Ligji gjithashtu parashikon një klauzolë ndërgjegjeje për profesionistët e shëndetësisë që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në procedurë, të cilët duhet të referojnë pacientin tek kolegë të tjerë.

Ky hap është pjesë e debatit të vazhdueshëm mbi etikën dhe autonominë e pacientit në Francë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKjo gjendje shpesh mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së Alzheimerit
Artikulli i rradhës Udhëzues për të ndihmuar foshnjën të marrë pozicionin e duhur gjatë shtatëzanisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.