Një djalë 9-vjeçar ka vdekur nga një gjendje e rrallë e mundshme e lidhur me koronavirusin, tha një zëdhënës i spitalit Timone Marseille në jug të Francës përmes një komunikate të ndodhur sot.
Fëmija kishte testuar pozitiv për koronavirusin, por ai nuk zhvilloi simptoma, shtoi zëdhënësi për CNN.
Ai u shtrua në spital për shtatë ditë dhe pasi pësoi arrest kardiak më pas vdiq nga një “dëmtim neurologjik” si rezultat i arrestit kardiak të shtunën përcjell Gazeta Shneta.
Autoritetet franceze janë “të vetëdijshëm për një sëmundje të rrallë që i ngjan sëmundjes Kawasaki, me simptoma që përbëhen nga inflamacion, gjymtyrë të enjtura, skuqje të lëkurës dhe më predispozitë tek një sulm në zemër,” tha Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Jérôme Salomon muajin e kaluar.
Një zëdhënëse e agjencisë kombëtare të shëndetit i tha CNN sot se “135 fëmijë kanë zhvilluar këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë“.
Kjo është fataliteti i parë i njohur në Francë.
“Sëmundja Kawasaki zakonisht gjendet tek fëmijët nën 5 vjeç, ndërsa sëmundja që ne po vëzhgojmë tani synon fëmijët nga 5 deri në 15 vjeç,” tha ajo. /Gazeta Shneta/