Mbi 500 foshnje të porsalindura të porositura në Ukrainë nga prindër të pasur perëndimorë, janë braktisur për shkak të krizës me pandeminë e Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga mediat pas publikimit të një videoje shokuese ku bebet dëgjohen duke qarë
Ngjarja ka ndodhur në Klinikën BioTexCom e cila njihet si Qendër e Riprodhimit Njerëzor ku çiftet e reja dhe të pasura mund të bëhen prindër. Klinika ofron përzgjedhje me katalog dhe oferta tërheqëse me fotografi të bebeve të qeshura dhe çmimi arrin deri në 9,900 euro, shkruan ‘rmx.news’, transmeton Gazeta Shneta.
Mediat kanë raportuar se tani ekziston shqetësimi se për shkak të kësaj situate, këto klinika mund të jenë në gjendje t’i shesin foshnjat vetëm për t’i hequr nga përgjegjësia.
Një video që është shpërndarë në mediat ndërkombëtare, përfshirë edhe Reuters, shfaq foshnjat në klinikën e riprodhimit në Kievë ku janë të vendosur 46 shtretër për bebe. Të gjitha bebet kanë lindur përmes nënave surrogate të cilat janë kryesisht gra të varfëra ukrainase të cilat janë porositur nga çifte të pasura perëndimore përmes agjencive të ndryshme.
Por mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë ka bërë që prindërit të mos vijnë t’i marrin foshnjat e tyre.
Biznesi me dhënien “me qira” të mitrës që njihen si nëna surrogate është mjaft i zhvilluar në Ukrainë. Kjo mëmësi atje kushton më pak sesa në vendet tjera të botës, dhe japin garanci se fëmija do të jetë i bardhë.
Këtë opsion e përdorin më së shumti çiftet homoseksuale dhe vlerësohet se janë rreth 500 bebe që pritet të lindin, por për shkak të koronavirusit numri i saktë nuk dihet. /Gazeta Shneta/