Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Frikërat dhe ankthi tek fëmijët: Si t’i kuptojmë dhe të ju ndihmojmë atyre?

Këshilla për shtatzëna 18/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Frikërat dhe ankthi janë pjesë normale e fëmijërisë dhe ndryshojnë ndërsa fëmija rritet dhe zhvillohet.

Disa fëmijë përballojnë më lehtë pasigurinë, ndërsa të tjerët mund të kenë vështirësi në menaxhimin e frikërave, gjë që mund të ndikojë në jetën e përditshme. Nëse ankthi i fëmijës është i rëndë dhe ndikon në aktivitetet e përditshme, mund të jetë e nevojshme ndihma profesionale.

Frikërat normale sipas moshës:

– Të porsalindurit dhe të vegjlit: mund të kenë frikë nga të panjohurit, zhurmat e forta ose ndarja nga prindërit (ankthi i ndarjes). Një lodër ose objekt i perceptuar si kërcënues mund të shkaktojë shqetësim.

– Parashkollorët: zhvillojnë imagjinatën dhe mund të kenë frikë nga gjëra imagjinare si monstrat ose errësira.

– Fëmijët e moshës shkollore: mund të kenë frikë nga rreziqet reale, si katastrofat natyrore, lëndimet, sëmundjet, vdekja ose divorcet e prindërve. Disa mund të zhvillojnë ankth të përgjithshëm dhe të shqetësohen për shumë gjëra.

Simptoma të ankthit:

Fëmijët mund të shmangin vende ose situata, të jenë ngjitës, impulsivë ose të shpërqendruar, të kërkojnë siguri shtesë, të kenë krizë ose të qajnë shpesh. Mund të shfaqen edhe simptoma fizike si nauze, dhimbje koke ose rrahje të shpejta të zemrës.

Si mund ta ndihmoni fëmijën:

Është e rëndësishme të gjendet ekuilibri midis mbështetjes dhe mbrojtjes së tepruar. Ju mund ta ndihmoni fëmijën duke:

– dëgjuar frikërat dhe duke mos i injoruar ato;

– duke i thënë se është normale të ketë frikë;

– duke e ndihmuar të kuptojë dhe emërtojë frikën;

– duke e inkurajuar, pa e detyruar, të përballet me frikërat;

– duke i mësuar aftësi për t’i menaxhuar frikërat;

Mbështetja juaj ndihmon që ankthi i fëmijës të mos bëhet i rëndë, ndërkohë që rrit vetëbesimin dhe reziliencën e tij.

Ky tekst është marrë nga burimi Pregnancy Birth Baby dhe është përkthyer dhe redaktuar nga Gazeta Shneta.

Artikulli paraprakNesër mblidhet Qeveria
Artikulli i rradhës Stili i jetesës dhe ndërhyrja e hershme, çelësi për parandalimin e Alzheimerit

Ju sugjerojmë

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.