Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fruthi rikthehet në Shqipëri: Konfirmohet rasti i parë te një fëmijë i pavaksinuar

Lajme 26/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Fruthi
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Shqipëri është konfirmuar rasti i parë me fruth. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një fëmijë të pavaksinuar, i cili është paraqitur për ndihmë mjekësore më 22 dhjetor dhe pas ekzaminimeve është diagnostikuar me këtë sëmundje infektive.

Nga të dhënat rezulton se fëmija kishte ardhur së fundmi nga Britania e Madhe, ndërsa rasti është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga Instituti i Shëndetit Publik. Autoritetet shëndetësore sqarojnë se situata konsiderohet e kontrolluar dhe se nuk ka indicie për përhapje të infeksionit.

Aktualisht, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve në shërbimin e pediatrisë infektive, ku po merr trajtimin e nevojshëm. Ndërkohë, ISHP ka përfunduar hetimin epidemiologjik dhe deri tani nuk janë identifikuar raste të tjera të dyshuara apo të konfirmuara.

Instituti i Shëndetit Publik vijon të monitorojë nga afër situatën dhe u bën apel prindërve të respektojnë kalendarin e vaksinimit, si një masë thelbësore për parandalimin e sëmundjeve infektive, përfshirë fruthin. /TiranaPost

Artikulli paraprakKanceri i tiroides, shpesh i shërueshëm kur zbulohet herët
Artikulli i rradhës Ngritet shqetësimi se me 28 dhjetor nuk do të ketë energji elektrike në 888 qendra votimi

Ju sugjerojmë

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme

Infektiva liron pacientët e helmuar nga ushqimi, 19 prej tyre rezultuan me Salmonellë

21/07/2026 Lajme

69 raste me fruth që nga prilli në Kosovë, IKShPK: Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt

21/07/2026 Lajme

Estofex: Kosova në nivelin 3 të rrezikut për stuhi të fuqishme

21/07/2026 Lajme

Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.