Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FSSHK dënon sulmin ndaj infermierëve në Spitalin e Mitrovicës

Lajme 05/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka reaguar për sulmin fizik ndaj dy infermierëve në Spitalin e Mitrovicës.

FSSHK ka deklaruar se e dënon ashpër këtë ngjarje dhe ka njoftuar se ka organizuar një protestë 30 minutëshe para objektit të Spitalit të Mitrovicës, shkruan Gazeta Shneta.

Reagimi i plotë i FSSHK-së:

Pas njoftimit të marr nga ana e Sindikatës së Spitalit  Rajonal Mitrovicë  se me datë 04 Dhjetor  rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht dy punëtorë shëndetësor- infermierë (anëtarëve te FSSHK-së) në vendin e punes me iniciale F.M dhe A.H, të cilët kanë marrë lëndime trupore  nga familjarët e pacientëve, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes këtij reagimi dënon ashpër sulmin e ushtruar me të cilin janë duke u  ballafaquar punëtorët shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës.

Pas sulmit Sindikata e Spitalit të Mitrovicës do të organizon protestë 30 minutshe para Objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës prej orës 8:30 -09:00, e cila është   përkrahur edhe nga organet qendrore të FSSHK-së. Kjo protëstë organizohet në shenjë solidarizimi me profesionistët shëndetësor të cilët sulmohen në vendin e punës  respektivishtë në Emergjencë.

FSSHK në vazhdimësi ka ngritur zërin e saj për të gjitha rastet e dhunës së ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor, kërcënimeve dhe shantazheve të cilat ndikojnë drejtëpërsëdrejti në ushtrimin e profesionit por edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

FSSHK kërkon nga Organet e Drejtësisë të merrën me rastin në fjalë dhe sulmuesit e profesionistëve shëndetësor të nxjerrin si përgjegjës.

FSSHK do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëve shëndetësor dhe anëtarëve të saj. Ngrisim zërin tonë, të vendosur që të mbrojmë dinjitetin dhe vlerën njerëzore, që një herë e përgjithmonë këto veprime barbare të ndalen dhe të gjejnë dënimin meritor për kryerësit e këtyre veprimeve.

Artikulli paraprakLuksi i SHSKUK-së, prezanton raportin e punës në hotelin me 5 yje
Artikulli i rradhës Ligji për Paga shkon në Gjykatën Kushtetuese

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.