Avokati i Popullit i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Kushtetueses, Veton Dula.
“Në Gjykatën Kushtetuese sapo është parashtruar kërkesa përkitazi me Ligjin për pagat nga Avokati i Popullit”, ka thënë Dula për Express.
Kujtojmë se për këtë veprim të Avokatit të Popullit ka pasur edhe një kërkesë zyrtare nga Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionsitëve tjerë shëndetësorë.
Ndërkohë këtë e kanë kundërshtuar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, të cilët e kanë quajtur veprim të grupeve për interesa. /Gazeta Shneta/