Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FSSHK: Paratë e destinuara për dekorimet e fundvitit, të shkojnë për shëndetësi

Lajme 12/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë iu ka bërë thirrje institucioneve që të mos shpenzojnë sivjet në dekorime të qyteteve për festat e fundvitit, por ato para t’i destinojnë për shëndetësi.

“Është i patoleruar dekorimi i qyteteve për festa të fundvitit kur qytetarët tanë po ballafaqohen me kushte të rënda mbijetese me Pandeminë dhe gjendjen socio ekonomike të familjeve të tyre”, thuhet në reagim, transmeton Gazeta Shneta.

Reagimi i plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës apelon tek të gjithë Kryetarët e Komunave dhe  tek Asambletë Komunale  të tyre që të kenë parasysh situatën e rënduar me Pandeminë COVID-19 kur bëjnë plane për shpenzime për të dekoruar qytetet për festat e fundvitit.

FSSHK është njoftuar me shumat e projektuara për një aktivitet të tillë, andaj kërkon që këto mjete të investohen në sektorin e shëndetësisë me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore gjatë Pandemisë COVID-19  dhe në mbrojtje të popullatës në nivel të Komunave.

Është i patoleruar dekorimi i qyteteve për festa të fundvitit kur qytetarët tanë po ballafaqohen me kushte të rënda mbijetese me Pandeminë dhe gjendjen socio ekonomike të familjeve të tyre.

Andaj FSSHK bën apel tek Kryetarët e Komunave dhe Asambleve Komunale që të jenë më të arsyeshëm sa i përket shpenzimeve të parasë publike.  Tek e fundit Kosova që nga nesër futet pothuajse në karantinë e që nënkupton edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, andaj pyetja është kjo?. Kush do ti vizitojë këto qendra të dekoruara të qyteteve kur kemi masa kufizuese dhe të paktën a kemi ndjeshmëri dhe solidaritet këtë vit me familjet të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19.

Artikulli paraprak767 raste të reja sot, prej tyre 434 raste vetëm në këtë komunë
Artikulli i rradhës E pabesueshme: Deri më tani janë raportuar mbi 10.4 milion të infektuar me covid-19 në SHBA

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.