Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 2,178 testime të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 767 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tetë pacientë si pasojë e covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 186 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre është 16,685.
Ndërkohë, nga 767 raste të reja të identifikuara përgjatë 24 orëve të fundit, 434 raste pozitive janë regjistruar vetëm në kryeqytet.
Ndërsa, komunat tjera me raste pozitive janë: Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë.
Aktualisht, vendi ynë është duke u përballur me një rritje të dukshme të numrit të rasteve aktive, e cila deri më tani ka shkuar në 9,418./GazetaShneta/