Sulmi që ka ndodhur dje në Spitalin e Pejës, ku është sulmuar një infermier në vendin e punës ka ngjallur reagime të shumta. E lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
FSShK-ja është shprehur e shqetësuar për sulmin fizik ndaj infermierit dhe ka dënuar çdo akt të dhunës e sidmos atë fizike e cila është kthyer në një fenomen, shkruan Gazeta Shneta.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është mëse e shqetësuar me sulmin fizik ndaj infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. FSSHK dënon çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve, – thuhet në njoftim.
Përmes një reagimi për media ata kanë kërkuar nga organet e rendit dhe sigurisë që personat që kanë kryer këto sulme të nxirren para drejtësisë. Ata kanë përsëritur kërkesën ndaj MSh-sës ShSKUK-së dhe komunave që sigurinë e punëtorëve shëndetësorë ta trajtojnë me prioritet.
FSSHK vazhdon dhe përsërit kërkesën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunave që sigurinë e punëtorëve shëndetësor ta trajtojnë me prioritet,- thuhet më tutje.
Reagimi i plotë:
Komunikatë për media
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është mëse e shqetësuar me sulmin fizik ndaj infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
FSSHK dënon çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve.
FSSHK kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë, si dhe ndaj tyre të shqiptohen masa në përputhje me legjislacionin penal,sepse sulmi ndaj mantelbardhëve është sulm ndaj shtetit,është i dënueshëm dhe i pakompromis.
Mantelbardhët të gjithë pa dallim janë maksimalisht të përkushtuar dhe të pregatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme,të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi.
FSSHK vazhdon dhe përsërit kërkesën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunave që sigurinë e punëtorëve shëndetësor ta trajtojnë me prioritet.
/Gazeta Shneta/