Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Dr. Blerim Syla, ka përkrahur kërkesën e specializantëve për përfshirje në pagesën shtesë për punën gjatë pandemisë.
Një grup i specializantëve kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar që të paguhen për angazhimin gjatë pandemisë, shkruan Gazeta Shneta.
Këtë kërkesë të tyre po e mbështet edhe kreu i FSSHK-së Blerim Syla.
“Në çdo takim dhe në çdo prononcim timin, unë kam potencuar që edhe Ju specializantët duhet ti gëzoni shtesat mbi pagë bazuar në marrëveshjen e arritur në mes FSSHK dhe Kryeministrit të Kosovë në pajtim me nenin 20 të Ligjit nr. 07/ L-006 për parandalimin dhe lufitmin e Pandemisë COVID-19 si dhe me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për kategorizimin e shtesave në të cilën thuhet qartë se të gjithë punëtorët shëndetësor të përfshirë në lista të pagave”, ka deklaruar Syla. /Gazeta Shneta/