I fton në dasmë, por kosovari ka një kusht interesant për të ftuarit (Foto)

2017-07-13 në ora 12:52

Thuajse shumica nga ne jemi ftuar në dasma të ndryshme nga miqtë tanë, ose edhe nga familjarët, por një ftesë për dasmë e një familje nga Malisheva po bën xhiro në rrjetet sociale.

Ajo ka filluar të shpërndahet më të madhe në internet.

Në këtë ftesë ftohet familja për dasmën në martesën e X personit, por që ata lutën që në dasmën e këtij çifti, familjarët të mos i marrin me vete fëmijët pasi që sipas arsyetimit ata po lazdrohen në restorant.