Gjatë mbrëmjes së sotme, vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu, të përziera edhe me borë, e të shtunën do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale të shkurta me diell.
Rreth viseve malore priten mundësi për reshje të dobëta bore.
Por ky mot i ftohtë, do të jetë i përkohshëm, sepse nga Atlantiku një tjetër vorbull ciklonike më e fuqishme, nga mesi i javës së ardhshme pritet të kalojë mbi rajon.
Temperaturat e ajrit do të zbresin rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3C deri +3C, e ato maksimale nga 2C deri në 4C, në fundjavë, ndërsa nga e marta maksimalet do të rriten në 5C deri 7C.
Do të fryejë erë mesatare nga verlindja 2-7m/s.