Të shtunën në vend pritet të mbajë mot i vranët, ndërsa në disa zona do të ketë edhe reshje bore.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të sjellin herë pas here riga shiu të përziera me borë, kryesisht në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 2 deri në 4 gradë Celsius.
Edhe të dielën do të mbizotërojë mot i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
Në disa zona parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius. /Gazeta Shneta/




