Trupi i një gruaje kalon një sërë ndryshimesh të padukshme qelizore që përgatisin organizmin për ardhjen e një foshnje, shumë kohë përpara se të shfaqen shenjat e para të shtatzënisë. Një nga proceset më të hershme dhe më të rëndësishme është implantimi – momenti kur veza e fekonduar vendoset në mitër dhe nis zhvillimin e embrionit.
Fekondimi ndodh kur spermatozoidi bashkohet me vezën, zakonisht në tubin fallopian, duke krijuar një qelizë të vetme. Kjo qelizë fillon të ndahet me shpejtësi ndërsa udhëton drejt mitrës. Pasi arrin aty, ajo ngjitet në shtresën e brendshme të mitrës dhe fillon të zhvillohet më tej.
Ekspertët thonë se implantimi zakonisht ndodh 8 deri në 10 ditë pas ovulacionit, megjithëse koha mund të ndryshojë nga një cikël në tjetrin.
Në një cikël të rregullt 28-ditor, ovulacioni ndodh rreth ditës së 14-të, ndërsa implantimi mund të ndodhë 6 deri në 10 ditë pas fekondimit, sipas të dhënave të publikuara nga The Bump.
Shenjat e mundshme të implantimit mund të përfshijnë gjakderdhje të lehtë, ngërçe të buta, ndjesi fryrjeje apo nauze.
Megjithatë, këto simptoma shpesh ngatërrohen me ato të ciklit menstrual dhe nuk shfaqen tek çdo grua.
Disa ditë pas implantimit rritet hormoni i shtatzënisë hCG, i cili sjell shenjat e para më të dukshme.
Megjithatë, mungesa e simptomave nuk e përjashton shtatzëninë, pasi shumë gra nuk vërejnë asnjë ndryshim në këtë fazë të hershme. /Gazeta Shneta/


