Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Furnizim jo stabil me barna në Klinikën e Onkologjisë, disa mungojnë e disa vijnë me vonesë

Lajme 03/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Onkologjisë në QKUK nuk është duke u furnizuar vazhdueshëm me barna. Disa mungojnë e disa të tjerë vijnë me vonesë.

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK ku trajtohen pacientët me sëmundje të kancerit, furnizimi me barna nuk është stabil dhe i vazhdueshëm, shkruan Gazeta Shneta.

Një nga ilaçet që ju jepet grave me kancer të gjirit, Tamoxifen, ka munguar për disa javë. Ky produkt që shërben si terapi hormonale dhe ka për qëllim parandalimin e rikthimit të kancerit, është dorëzuar në klinikë të premten.

Pacientet me kancer javën e kaluar janë ankuar në adresë të Gazetës se ky produkt ka munguar mbi 2 muaj. Por SHSKUK të premten në orët e pasdites ka njoftuar se klinika është furnizuar.

Ndërkaq në këtë klinikë mungon një ilaç tjetër, Anastrazol. Ky produkt përdoret për të trajtuar kancerin e hershëm të gjirit me receptorë hormonalë pozitivë. Gjithashtu, përdoret si trajtim i parë për kancerin e gjirit të avancuar ose metastatik (kur kanceri është përhapur), i cili është me receptorë hormonalë pozitivë ose me status të panjohur të receptorëve hormonalë.

Nga QKUK kanë deklaruar se presin që të furnizohen këtë javë edhe me këtë produkt. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIlaçi injektues trajton alergjitë e ushqimeve tek fëmijët
Artikulli i rradhës Konsumimi i agrumeve si portokalli lidhet me një rrezik 20% më të ulët të depresionit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.