Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fushata dhe shkollat, Krasniqi paralajmëron rritjen e numrit të personave të infektuar

Lajme 13/02/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se nëse merren parasysh ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë, përfshirë rikthimin e nxënësve në shkolla, pastaj fushatat e partive politike dhe tubimet në masë, në javët në vazhdim mund të pritet rritje e rasteve me COVID-19.

Krasniqi nuk ka dashur të komentojë lehtësimin e masave kundër COVID-19 nga Qeveria në detyrë e Kosovë, por ka thënë se aktualisht situata me koronavirus është më e mirë sesa muajt e kaluar dhe se numri prej rreth 500 pacientëve të hospitalizuar është nën kontroll.

Ai ka folur për variantin e ri britanik si dhe për përgatitjet që kanë bërë për vaksinim.

“Siç keni qenë të informuar në vazhdimësi, sidomos në muajt e fundit kemi një situatë më të qetë sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-19 në Kosovë, përfshirë këtu edhe menaxhimin klinik të rasteve. Kur jemi të menaxhimi klinik i pacientëve të prekur nga COVID-19, në këto tri javët e fundit kemi pasur numër më të vogël të pacientëve të shtrirë, numri i tyre është sjellë diku rreth 480 deri në 530 pacientë të shtrirë nëpër të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në QKUK”.

“Si rezultat i kësaj situate, më 5 janar kemi rikthyer të gjitha shërbimet specialistike nëpër ambulanca specialistike dhe po ashtu kemi rikthyer edhe operacionet në lëmi të caktuara dhe kemi vazhduar në rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve”.

Krasniqi ka thënë se situata aktuale është më e favorshme sesa muajt e kaluar.

“Muajt nëntor -dhjetor ishin muaj të rëndë për sistemin tonë shëndetësor. Në javën e fundit të nëntorit, numri i pacientëve nëpër klinika tona kishte arritur deri në 1,010 edhe ky numër prej rreth 500 raste ende është i lartë, mirëpo është i menaxhueshëm dhe e kemi nën kontroll situatën”.

Megjithatë sipas tij pritet të ketë rritje të numrit të rasteve në javët në vijim.

“Ne po i përcjellim me vëmendje situatën epidemiologjike në nivel vendi dhe jo vetëm në vend, por edhe në shtetet përreth dhe më gjerë. Jemi dëshmitarë që në shumicën e shteteve janë duke përjetuar një valë të re të rasteve me numër të madh të të infektuarve. Nëse marrim parasysh ngjarjet të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, përfshirë edhe rikthimin e nxënësve në shkolla, më pastaj fushata e partive politike, tubimet në masë, ne mund të presim që mund të kemi më shumë raste të reja në javët në vazhdim. Sidoqoftë, ne do ta përcjellim me vëmendje këtë situatë dhe karshi çdo ngjarje të reagojmë me kohë”, ka deklaruar ai. (Intervista e plotë në rel)

Artikulli paraprakA duhet të marrin vaksinën anti-Covid personat që vuajnë nga ndonjë alergji
Artikulli i rradhës Çfarë është helicobacteri, cilat janë simptomat dhe si bëhet diagnostikimi

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.