Një nënë në Fushë Kosovë është ankuar në Policinë e Kosovës për vdekjen e fëmijës së saj.
Këtë e ka konfirmuar vet rajoni i Policisë në raportin 24-orësh. “Ankuesja femër K-Ashkalike ka njoftuar se fëmija i saj ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.
Në raport nuk tregohen detaje të tjera lidhur me këtë rast. /Gazeta Shneta/