Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara

Lajme 17/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për herë të parë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpall 17 shtatorin “Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve”. Me këtë OBSH kërkon të tërheqë vëmendjen për këtë problem.

‘Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara’, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanim Ghebreyesus në Gjenevë.

Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulëta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore. Gama e gabimeve është e madhe – që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit. Në statistikat e OBSH – së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët.

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve – PRAK, ka tërhequr vërejtjen se Kosova si vend me të ardhura të ulëta, ende nuk ka krijuar një sistem të sigurisë së pacientëve, gjë që në mënyrë permanente e rrezikojnë sigurinë e tyre gjat trajtimit.

Disa nga problemet kryesore që e cenojnë sigurinë e pacientëve janë, gabimet mjekësore, kushtet higjeno – sanitare, furnizimi me medikamente, aparaturat e vjetruara dhe përdorimi i tyre, diagnostifikimi i gabuar, etj.

DISA NGA REKOMANDIMET E OBSH – SË SE SI MUND TË PËRMIRËSOHET SIGURIA E PACIENTIT?

Nëse jeni pacient/familjar dhe përfshiheni aktivisht në kujdesin tuaj atëherë:

– Siguroni të merrni informacion të saktë në lidhje me historinë tuaj mjekësore dhe sigurohuni që të komunikoni hapur me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor;

– Bëni pyetje që të jeni të vetëdijshëm për gjendjen tuaj shëndetësore dhe trajtimin;

– Fol për sigurinë e kujdesit tuaj;

– Fol për sigurinë e pacientit!

Nëse jeni mjek, infermier, farmacist ose punonjës shëndetësor:

– Angazhoni pacientët si partnerë në kujdesin e tyre;

– Punoni me pacientin për të krijuar një kulturë të hapur dhe transparente të sigurisë së pacientit;

– Inkurajoni raportimin pa faj dhe mësoni nga gabimet;

– Fol për sigurinë e pacientit!

Nëse jeni një drejtues i kujdesit shëndetësor, politikëbërës, parlamentar ose politikan:

– Investoni në sigurinë e pacientëve dhe bëjeni atë një prioritet kombëtar të shëndetësisë;

– Bëni sigurinë e pacientit prioritetin tuaj;

– Fol për sigurinë e pacientit!

Artikulli paraprakLind foshnja me emrin Xhan në Prishtinë
Artikulli i rradhës Fushë Kosovë: Nëna ankohet për vdekjen e fëmijës në Polici

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.