Futbollisti i kombëtares së Kosovës Milot Rashica është bërë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij Belkiz Kera ka sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë quajtur me emrin Tian.
Nëna e re ka publikuar edhe disa fotografi në Instagram ku foshnja shihet shëndosh e mirë me një kapele të personalizuar me emrin e tij.
Rashicën e ka uruar edhe futbollisti tjetër shqiptar nga Zvicra Granit Xhaka. “Urime vlla. Ishallah rritet me prind e ka jetë të gjatë”, ka shkruar Xhaka. /Gazeta Shneta/