Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gabimet që bëjnë nënat e reja: Disa rregulla sigurie nga pediatri

Jetë 04/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Meqenëse foshnja e porsalindur do ta kalojë gjysmën e kohës duke fjetur, vendi ku do ta vendosni nuk duhet shpërfillur. Nëse shtrati nuk është i sigurt, mund të ndodhin aksidente

Kur të blini apo të merrni hua një të tillë, sigurohuni që ai të përmbushë udhëzimet e sigurisë së përcaktuara nga Komisioni i Sigurisë për Produktet e Konsumit si dhe nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Që nga qershori i vitit 2011, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë tregtuar më shtretërit me krahë të lëvizshëm. Komisioni i Sigurisë për Produktet e Konsumit kohët e fundit ka votuar zbatimin e një standardi të ri për sigurinë e shtretërve, i cili nuk lejon më përdorimin e shtretërve tradicionalë me krahë të lëvizshëm.

Gjatë dekadës së kaluar, shkaku kryesor i vdekjeve të shumë foshnjave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë pikërisht këta shtretër. Struktura e tyre bën që foshnjat të ngecin tek anët dhe më pas, t’u merret fryma.

Disa çifte blejnë një krevat të lëvizshëm ose një kosh, që mund ta përdorin gjatë udhëtimeve. Mos harroni se kërkesat e sigurisë për shtretërit e lëvizshëm nuk janë të njëjta me ato të shtretërve të zakonshëm. Kësisoj, është e rëndësishme ta studioni me kujdes pajisjen për t’u siguruar që nuk ka asnjë rrezik.

Siguria e shtratit. Sigurohuni që ai të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

Dysheku duhet të mos lëvizë dhe ta zërë shtratin cep më cep, në mënyrë që foshnja të mos bllokohet mes dyshekut dhe strukturës së tij. Nëse mes dyshekut dhe anës së shtratit ka hapësirë të mjaftueshme për të future dy gishta, atëherë, ai nuk duhet të përdoret.

Asnjë vidë, shufër apo element tjetër nuk duhet të mungojë, të jetë liruar, thyer apo montuar gabim.

Shufrat e shtratit nuk duhet të jenë më shumë se 6 centimetra larg njëra-tjetrës, sa gjerësia e një kanoçeje me limon soda.

Shufrat e qosheve nuk duhet të jenë më shumë se 1.5 centimetra të gjera, që veshjet e foshnjës të mos kapen anash.

Boja nuk duhet të jetë e plasaritur apo e hequr në asnjë pjesë të shtratit. Të gjitha sipërfaqet duhet të jenë të lyera me bojë pa plumb.

Në vend të batanijes për fëmijë përdorni një mbulesë thes.

Mos vendosni në shtrat jastëkë, jorganë, batanije, postiqe, shilte në formën e jastëkut apo lodra pelushi, pasi ato mund t’u marrin frymën foshnjave.

Foshnja nuk duhet t’i arrijë lodrat e varura. /Telegrafi/

Artikulli paraprakPërdorimi i ujit nga rubineti mund të shkaktojë kancer, sipas shkencëtarëve
Artikulli i rradhës Ushqimet që pengojnë të mbeteni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.