Gjinjtë janë prej organeve më të ndjeshme në trupin e gruas por a janë edhe më të përmbajturat?
Disa gra nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur shëndetit të gjoksit dhe madje as nuk kujdesen për të në mënyrën e duhur. Jeni të surprizuara? Epo kjo është e vërteta.
Dhe ja cilat janë gabimet që tashmë nuk duhet t’i bëni më!
Vishni recipeta me numër të gabuar. Sidomos kur i vishni më të vogla. Ndoshta do të dukeni më tepër seksi por duhet të mendoni edhe për shëndetin.
Përdorni pinceta për të hequr qimet. Ndoshta në gjoks mund të keni ndonjë qime por ky është një veprim që duhet totalisht ta evitoni pasi mund të shkaktoni ndonjë infeksion.
I shkaktoni traumë gjoksit. Prekja tepër agresive e partnerit mund të shkaktojë traumë tek indet e gjoksit dhe madje edhe dhimbje.
Pirsing tek thithat. Rreziku për infeskione është tepër i lartë dhe shëndeti gjithashtu rrezikohet.
Shëndeti i gjoksit mund të rrezikohet gjithashtu nga duhani duke qënë se toksinat e tij hyjnë në gjoks nëpërmjet qarkullimti të gjakut. Ato ndikojnë edhe tek elastina si edhe kolagjeni i lëkurës, por rrisin edhe mundësinë e shfaqjes së tumorit.
Flini mbi bark. Nëse nuk bëni dot ndryshe të paktën përdorni një jastër që në gjoks të mos ushtrohet shumë presion.
Nuk e hidratoni mjaftueshëm.
Bëni ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme. Ato janë shumë të rrezikshme. Përmbajuni përmasave natyrale./pernenat