Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gafa e QKUK-së: Shtyhet me spitalet private për një rast të tumorit në zorrën e trashë

Lajme 24/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë një gafë me një postim në faqen zyrtare në Facebook, ku është vet lavdëruar se ka pranuar një rast të cilin sipas tyre nuk guxuan ta pranojnë spitalet private.

Në postimin e QKUK-së thuhet se mjekët e repartit të Endoskopisë në Klinikën e Kirurgjisë ia kanë hequr një pacienti tumorin me përmasa të mëdha në zorrën e trashë, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë njoftim nuk tregohet madhësia e tumorit, por thuhet se intervenimi është bërë me endoskop dhe pa hapje kirurgjike.

Sipas QKUK-së spitalet private nuk kanë guxuar ta pranojnë pacientin për shkak të mundësive të komplikimeve, dhe këtë rast e kanë marr përsipër kirurgët e QKUK-së.

“Për shkak të mundësisë së komplikimeve, atë nuk ka pranuar ta operojë asnjëri nga spitalet private. Sipas mjekëve, pacienti është liruar në shtëpi tri ditë pas operimit, me një gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Në fotografitë e publikuara nga QKUK shihet kirurgu Arbër Morina duke kryer intervenimin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDy vjet nga bastisja dhe mbyllja e klinikave të IVF-it, ende asnjë aktakuzë nga Prokuroria
Artikulli i rradhës Vitia shkon në QKUK, takim me Bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.