Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy vjet nga bastisja dhe mbyllja e klinikave të IVF-it, ende asnjë aktakuzë nga Prokuroria

Lajme 24/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë bërë gati dy vjet nga bastisja e klinikave private të cilat kryejnë IVF dhe hetuesia ende nuk ka arritur të ngrit ndonjë aktakuzë për këtë rast.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe Prokurorinë, patën bastisur disa klinika private të cilat merren me shërbimin e fekondimit të asistuar mjekësor, shkruan Gazeta Shneta.

Policia dhe Inspektorati Shëndetësor kishin bastisur klinikat “Bahceci”, Klinikën Amerikane, Spitalin Lindja, Sirona, Spitalin Amerikan dhe Klinikën Gjermane.

Në këto klinika ishin arrestuar edhe një numër i mjekëve dhe embriologëve nën dyshimet për transfer të paligjshëm të qelizave dhe embrioneve.

Në mesin e tyre, kishte edhe mjekë me shtetësi turke të cilët punonin në “Bahceci”.

Në anën tjetër Inspektorati Shëndetësorë ua kishte konfiskuar të gjitha klinikave tanket me embrione dhe qeliza dhe të njëjtat u mbajtën për më shumë se një vit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Poashtu ISH gjobiti me nga 20 mijë euro pothuajse të gjitha klinikat dhe ua ndërpreu shërbimin për një vit.

Në anën tjetër hetimet kishin nisur edhe nga Prokuroria e shtetit por deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë. Gazeta Shneta ditë më parë ka raportuar se Prokuroria ka kërkuar ekspertizë për testet PGD të kryera në Spitalin “Bahceci” nën dyshimin për përcaktimin e gjinisë gjatë procedurave të IVF-së.

Dyshimet e njëjta janë edhe për klinikat tjera. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakProgrami i VV-së për shëndetësinë parasheh ndarjen e sektorit publik nga ai privat
Artikulli i rradhës Gafa e QKUK-së: Shtyhet me spitalet private për një rast të tumorit në zorrën e trashë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.