Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, do t’i nënshtrohet një operimi të rëndë në zemër, i cili nuk bëhet në Kosovë dhe se ajo ka udhëtuar tashmë për në Gjermani.
Musliu sot ka udhëtuar, e javën e ardhshme do t’i nënshtohet operimit në zemër.
Një burim i afërt me deputeten ka thënë për Reporteri.net se një operim i tillë nuk bëhet në Kosovë, ndaj deputetja ka zgjedhur Gjermaninë.
Shërim të shpejtë Musliut i ka uruar edhe deputetja nga radhët e kësaj partie, Ariana Musliu Shoshi.
Kjo e fundit ka publkuar një fotografi së bashku me Musliun në Instagram.
“Shërim të shpejtë mikja ime Ganimete Musliu. Të presim edhe më të fortë”, ka shkruar Musliu-Shohi.



