Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gashi: Nga MSh jemi furnizuar 20-50 për qind me barna, për këto mungesa komuna shpenzoi mbi 500 mijë Euro

Lajme 09/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë raporton se në 3 vitet e fundit nuk janë furnizuar plotesisht me barna dhe materiale shpenzuese sipas listës esenciale nga Ministria e Shëndetësisë. Furnizimi ka pasur lëvizje nga 20% deri në 50%, duke përfshirë këtu barna dhe materiale shpenzuese, shkruan Gazeta Shneta

Bujar Gashi, Drejtor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka theksuar se për këtë arsye është e nevojshme që Komuna e Prishtinës të ketë një kontratë mbeshtetëse për furnizim, për të mbuluar mungesat e medha nga Ministria.

“Komuna e Prishtinës ka shpenzuar afër 500,000 euro për këto furnizime esenciale për banorët e Kryeqytetit”, tha Gashi.

Ai gjithashtu bën të ditur se ka ndryshime të vazhdueshme në listën esenciale për mungesat e barnave dhe materialeve shpenzuese.

“Ka ndryshime në listën esenciale në lidhje me mungesat. Ka mungesa nga më të thjeshtat e më të lirat deri te ato më të rëndësishmet, të cilat janë thuajse vitale. Të gjitha këto janë esenciale dhe mëse të nevojshme.”, ka thënë Gashi.

Drejtori Gashi theksoi se infrastruktura është përmirësuar dukshëm nëpërmjet renovimeve të fundit, të cilat pritet të vazhdojnë edhe në këtë vit.

“Sa i përket stafit, Komuna e Prishtinës nuk ka pasur ndonjëherë rritje të numrit të punonjësve shëndetësorë që nga paslufta. Qkmf, me njesitë e saj, ka rreth 750 punonjës shëndetësorë, punonjës teknik dhe administrativ, të cilët janë shumë pak në numër për të mbuluar nevojat e qytetarëve të Kryeqytetit dhe atyre që jetojnë në Kryeqytet dhe nuk janë banorë të Prishtinës. Në realitet, ata janë gati sa numri zyrtar i banorëve”, ka shtuar drejtori Gashi.

Në kujdesin paresor, raportohet se ofrohen rreth 9000 shërbime në ditë, ndërsa vitin 2023 janë ofruar rreth 3,500,000 shërbime./GazetaShneta/

Artikulli paraprakVdes mjeku i QKUK-së, Halit Ibrahimi
Artikulli i rradhës Ankthi, si çrregullim aktual! Diagnoza dhe trajtimi në Spitalin ‘American Brain’

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.